Një helikopter është rrëzuar pak më parë në veri të Evias në Greqi.
Informacioni i parë tregon se helikopteri ishte civil, tip A-109 dhe ishte duke u nisur nga Mantoudi për në Volos, kur papritur humbi kontaktet me Forcat Ajrore. Sipas informacioneve, helikopteri u ngrit nga Afidnes, do të bënte një ndalesë të ndërmjetme në Mantoudi dhe do të përfundonte në Volos.
Sipas një dëshmitari okular, helikopteri teksa ishte në ajër ka nisur të marrë një anim të çuditshëm, ndërsa pak minuta më vonë është dëgjuar një goditje e fortë.
“Shkoi majtas dhe pastaj dëgjova një zhurmë, nuk pashë gjë, në atë kohë binte shi”, thotë një tjetër dëshmitar okular.
Helikopteri, sipas informacioneve, ka rënë në det në plazhin e Achladit.
Katër mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe dy nëndetëse po shkojnë me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa është ngritur edhe një helikopter.