Rrëzohet helikopteri hungarez në Kroaci, gjenden dy trupa të pajetë

Një helikopter i ushtrisë hungareze është rrëzuar në afërsi të Drnishit në Kroaci.

Sipas medieve të huaja në bord ndodheshin tre persona. Dy trupa tashmë janë gjetur, ndërsa person ii tretë është ende në kërkim.

Ministira kroate e Mbrojtjes njoftoi se ata ii shin bashkuar operacionit të kërkimit.

“Të mërkurën, helikopteri Mi-171 Sh nga Divulja dhe avioni Pilatus i Forcave Ajrore Kroate  u përfshinë në kërkimin e një helikopteri ushtarak që u rrëzua në zonën e vendbanimit Pakova në qarkun Shibenik-Knin. Nuk është një helikopter i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë”, shkruan ata në Twitter./Albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 14:38