Foto ilustruese
Një ngjarje ka ndodhur ditën e sotme në një kopsht në qytetin e Korçës ku një fëmijë 3-vjeçar është rrëzuar brenda ambientit të godinës së parashkollorit.
Policia ka njoftuar se fëmija ndodhet në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftim policie
Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com