Rrëzohet “bisha” ruse që shuante zjarret në Turqi, shënohen 8 viktima (VIDEO)

Aeroplani zjarrfikës rus u rrëzua në Turqinë jugore ndërsa po shuante zjarret. Si pasojë, 8 personat në ekuipazh (6 rusë dhe 2 turq) humbën jetën.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për avionin Beriev , i cili ishte marrë me qira nga Rusia, për shkak të zjarreve të mëdha që kishin përfshirë vendin javët e fundit.

Të lidhura

None found

Siç mund ta shihni në video, avioni po hidhte ujë në një zonë me zjarr dhe për shkak të tymit, piloti ka humbur orientimin dhe më pas është rrëzuar./albeu.com

 

 

 


Shtuar 14.08.2021 16:42