Rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë, shpëtohet 5-vjeçari në Lushnjë

Një 5-vjeçar në Lushnjë i cili rrezikoi të binte nga kati i pestë është shpëtuar mrekullisht nga një ngjarje që mund të kishte pasoja fatalë.

Pas telefonatës nga një qytetar, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.

Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë.


Shtuar 24.07.2023 14:53

Tags: