Rrezikohen pasagjerët, merr zjarr autobuzi Tiranë-Elbasan, zbulohet shkaku

Një autobuz me pasagjer është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë-Elbasan.

Raportohet se fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, pasi pasagjerët kanë zbritur në kohë nga autobusi. Burime bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë fillimisht pjesën e pasme të autobusit dhe më pas janë shpërndarë në të gjithë mjetin.

Autobusi është shkrumbuar i gjithë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik. Mësohet se nga hetimet paraprake janë konkluduar në kushtet tenkike jo të mira të autobusit.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, teksa Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarr rënies në mjetin e transportit publik.


Shtuar 7.07.2024 21:29