Rrethohet zona, nis shembja e pallatit nr.4 në rrugën Myslym Keta

Policia e Shtetit ka rrethuar pallatin nr.4 tek rruga “,Myslym Keta, i cili pritet të prishet ditën e sotme, pas ditëve të tëra përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve.

Prej ditësh banorëve u është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, por ata nuk janë dorëzuar e vijojnë të qëndrojnë brenda banesave të tyre.

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit e se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Ata kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.


Shtuar 19.12.2022 08:10