“Rrethohet” Fushë-Kruja, Policia zbarkon në Nikël, detajet e para

Forca të shumta policie kanë zbarkuar këtë të shtunë në Nikël të Fushë-Krujës.

Paraprakisht dyshohet se ky është një operacion që zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Borizanë ku anëtarët e fisit Rraja kanë dhunuar me shkopa bejzbolli dy kushërinjtë Maja në një kafe në zonë.

Shkak është bërë gurorja në Krujë. Fisi Maja ka denoncuar në polici pasi punimet shkaktojnë tronditje dhe dëmtime të banesave, dhe në shenjë hakmarrjeje Rrjat i dhunuan dhe i filmuan.

Deri më tani FNSH dhe RENEA kanë arrestuar 4 prej personave të përfshirë në ngjarje, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

Mes personave të shpallur në kërkim është dhe Rexhep Rraja, i cili është përfshirë edhe një ngjarje tjetër të dhunshme disa vite më parë.

I riu është akuzuar se ushtonte dhunë ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Xhisiela Malokut dhe rasti u bë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi ngjarjen dhe ngriti akuza ndaj policisë për neglizhencë.


Shtuar 8.07.2023 09:07