Prej rreth dy orëve, sistemi TIMS në doganat e juglindjes nga ajo e Kapshticës te Kakavijë ka qenë jashtë funksionit. Mësohet se tashmë është rikthyer, dhe se përgjatë kohës që ishte jashtë funksionit është punuar në mënyrë manuale.
Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë Korçë, është kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme të ketë ulje të sistemit.
Ndërkohë probleme ka pasur edhe në portin e Durrësit, ku pasagjerët janë imbarkuar duke u regjistruar dalja e tyre manualisht.
Edhe në Vlorë, për rreth një orë e gjysmë, në port është punuar manualisht.
Por tashmë situata është normalizuar dhe procesi i punës vijon normalisht./albeu.com