Rreth 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri, kryhen transferimet e para drejt kampit të Gjadrit

Këtë të enjte, priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjaderit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në CPR (Qendra e Paraburgimit për Riatdhesimin).

Burimet portuale shqiptare raportuan se një anije me 15 emigrantë, e nisur nga Brindizi, duhet të arrijë në portin e Shëngjinit rreth orës 15.00.

Anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë pritet në mbrëmje, rreth orës 19.00. Në total, pra, priten rreth dyzet persona, e barabartë me kapacitetin aktual të CPR të ngritur brenda kampit të Gjadrit.