Në aksin kombëtar Burrel–Skuraj, sa herë që ka reshje shiu, situata kthehet në një problem të përsëritur për qarkun e Dibrës.
Rrëshqitja e gurëve nga mali ka bllokuar qarkullimin në segmentin nga Ura e Ulzës deri në Skuraj.
Edhe sot, në orët e para të mëngjesit, rruga u bllokua për disa orë në të dyja kahet, ndërsa punëtorët e firmës kontraktuese punuan për pastrimin dhe hapjen e saj.
Ky segment rruge mbetet tepër i vështirë për shkak të terrenit të rrezikshëm, ku rënia e gurëve është e shpeshtë. Përveç kësaj, mungesa e sinjalistikës orientuese e bën situatën edhe më problematike për drejtuesit e mjeteve.