Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në fshatin Vajzë, duke dëmtuar rrugën e fshatit dhe dy banesa.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shirave intensive, fillimisht është dëmtuar rruga që lidh fshatin, ndërsa më pas masa e dheut e shkëputur nga kodra është spostuar drejt zonës së banuar, duke shkaktuar dëmtime në dy banesa.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë bërë evakuimin e banorëve për arsye sigurie.
Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar, për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera të mundshme.
