Rrëmbimi i tre policëve në veri, Bislimi: Brukseli ka mbyllur sytë para shkeljeve të Serbisë

Zëvendëskryeminitri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë një reagim të fortë lidhur me rrëmbimin e tre efektivëve të policië në veri të vendit nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi shkruan se Brukseli ka mbyllur sytë përballë këtij rrëmbimi dhe para të gjitha shkeljeve të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.


Postimi:

 Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve.


Shtuar 14.06.2023 17:15