Në Gjykatën e Posaçme rifilloi sot pas një viti pezullim gjykimi në mungesë i çështjes penale ndaj të pandehurve: Dritan Rexhepi, i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi, i arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Doçaj.
Ata janë akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal.
Dje filloi gjykimi në mungesë për të njëjtin rast edhe i Altin Hajrit edhe ky i akuzuar për të njëjtat akuza.
Sipas SPAK pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, ndërsa ka ndodhur për shkak se i vëllai i tij Astrit Prenga kishte vjedhur një sasi kokaine. Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.
Tashmë, edhe sipas SPAK, ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astriti mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.