Oficeri i policisë britanike që rrëmbeu dhe më pas vrau Sarah Everard është dënuar me një burgim të përjetshëm.
Ëayne Couzens e rrëmbeu 33-vjeçaren teksa po kthehej në shtëpi nga shtëpia e një shoku në Clapham më 3 mars të këtij viti. Trupi i saj u gjet më vonë në një pyll disa kilometra larg Londrës.
Përpara dënimit të Couzens, gjykatësi tha se rasti ishte shkatërrues, tragjik dhe tërësisht brutal.
“Ju e keni tradhtuar familjen tuaj dhe nuk ka asnjë dëshmi të keqardhjes së vërtetë”, i tha ai Couzens.
Para ngjarjes, oficeri britanik ka qenë anëtar i njësisë diplomatike të mbrojtjes./albeu.com