Rrëmbehet shoferi shqiptar në Itali, si ra pre e mashtrimit të grabitësve të cilët e bënë të ndalonte kamionin

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Itali, ku përfshihet dhe një shqiptar. Mediat italiane bëjnë me dije se disa grabitës në Rrugën Shtetërore 16 bis, Barletta Sud, kanë bërë sikur u është prishur makina për të ndaluar shoferin e një kamioni.

Shoferi, i cili rezulton shtetas shqiptar, është ndalur për t’i ndihmuar kur ka parë makinën e grabitësve të ndaluar në mes të rrugës. Mirëpo ai ka rënë pre e grabitjes. Ata rrëmbyen shqiptarin dhe naftën e kamionit, i cili ishte nisur nga Bari dhe po kthehej në kompani.

Shoferi i rrëmbyer dhe kamioni u gjetën pas disa orësh kërkime, ndërsa puna për kapjen e grabitësve vijon.

Në dëshminë e tij, shqiptari ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja, Ai ka thënë se 3 personat e kishin detyruar të dalë nga makina duke e tërhequr zvarrë. Më pas e kishin lënë të lirë pasi kishin vjedhur naftën./albeu.com

 


Shtuar 27.07.2022 17:57