Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qafë Gjashtë, Sarandë, ku policia ka marrë informacion për një rrëmbim të një personi.
Ngjarja është raportuar pak më parë dhe dyshohet se rrëmbimi ka të bëjë me larje hesapesh.
Sipas informacioneve paraprake, personi i rrëmbyer është identifikuar si shtetasi me inicialet F. M., i cili është marrë me forcë nga disa individë të paidentifikuar deri tani.
Forcat e shumta policore, kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e autorëve.