Rregulla të reja për udhëtimet zyrtare: hotele me 5 yje dhe dieta deri në 150 euro në ditë

Qeveria ka miratuar rregulloren e re për mbulimin e shpenzimeve të zyrtarëve të lartë dhe të administratës publike gjatë udhëtimeve për shërbim jashtë vendit.

Dokumenti, i cili hyri në fuqi në fund të korrikut, përcakton kategoritë e akomodimit, nivelin e dietave ditore dhe mënyrën e pagesës së kostove të udhëtimit. Sipas tij, Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Zëvendëskryeministri dhe ministrat do të qëndrojnë në hotele me pesë yje.

Të lidhura

None found

Hotelet me katër yje parashikohen për deputetët, sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe drejtorët e përgjithshëm. Nëpunësit e tjerë të administratës publike do të akomodohen në struktura me tre yje. Për shkaqe sigurie, efektivët e Gardës së Republikës që shoqërojnë personalitete shtetërore mund të vendosen në të njëjtin hotel me personin që kanë në mbrojtje, edhe nëse hoteli nuk përputhet me kategorinë e përcaktuar për ta.

Rregullorja përcakton edhe dietat ditore për udhëtimet jashtë vendit. Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit do të marrin nga 120 deri në 150 euro në ditë, ndërsa për Zëvendëskryeministrin dhe ministrat shuma do të jetë nga 80 deri në 120 euro.

Deputetët, zëvendësministrat dhe sekretarët e përgjithshëm do të përfitojnë 70–80 euro në ditë. Për drejtorët e përgjithshëm dhe ambasadorët dieta do të jetë 50–60 euro, ndërsa nëpunësit e tjerë të administratës do të marrin 45–55 euro në ditë.

Ndryshime janë bërë edhe në procedurën e mbulimit të shpenzimeve. Institucioni përkatës do të kujdeset për rezervimin dhe pagesën e biletave të udhëtimit dhe të hotelit. Përpara nisjes, zyrtarëve do t’u kalojë në llogarinë bankare vetëm shuma e përcaktuar për dietat ditore.


Shtuar 20.08.2026 15:33

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet