Rrebeshe shiu dhe rrufe, parashikimi i motit për ditën e premte

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi dhe kalimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë.

Duke filluar pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi dhe bëhet intensive 12-18m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                   

në zona malore 8 deri 17°C                                                                                                          

në zona e ulëta 8 deri 23°C                                                                                                                

në zona bregdetare 13 deri 23°C


Shtuar 9.03.2023 16:46