Rrebeshe e stuhi, nga nesër moti merr kthesë të papritur: Si do të jenë temperaturat gjatë javës

Pas disa ditësh të nxehta dhe me diell; për javën që presim përpara pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime por edhe reshje shiu kryesisht në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Për ditën e nesërme moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Në relievet malore në lindje reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra.

Nga po të njëjta situatë meteorologjike vendi do të ndikohet edhe për ditën e martë. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Në relievet malore në lindje reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri në fund të javës (e Enjte dhe e Premte) pritet përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë.

Reshjet me intensitet deri të lartë do të jenë afatshkurtra por në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Gjithashtu për këto tre ditë parashikohet rënie e temperaturave ndërsa i nxehti Afrikan tërhiqet nga vendi ynë për pak ditë.


Shtuar 5.06.2022 18:43