Një gjarje e pazakontë ka ndhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Policët bashkiakë ishin njoftuar nga kalimtarët në rrugë se një ari gjendej në brigjet e Sarandës por në të vërtetë ai ishte një majmun.
Policët bashkiakë shkuan që të kapnin një majmun i cili kishte dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë.
Pamjet e majmunit të arratisur nga kafazi kanë dalë ditën e sotme si dhe policia ka shpallur në “kërkim”.
Majmuni ka shijuar lirinë rrugëve të Sarandës për një kohë të shkurtër, duke u endur kangjellave të qytetit./albeu.com