Rrahman Rraja dha dorëheqjen pas dhunës për guroren në Krujë, KQZ i jep mandatin Arkend Ballës

Kujtojmë se familjarët e Rrajës, përfshirë djalin dhe vëllain, dhunuan rëndë me shkopa bejsbolli Jashar dhe Bilbil Majës, një javë më parë në Borizanë të Krujës.

Dhuna ndaj dy kushërinjve Maja është bërë për shkak se këta të fundit ishin ankuar për guroren e tyre, pasi po ua shkatërronte banesat.

Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë.

Ngjarja e Borizanës çoi dhe në shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në vend të tij, u emërua Taulant Balla./albeu.com/


Shtuar 12.07.2023 12:16