Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar, të cilët pas kanë grabitur një adoleshent.
Sipas policisë E.N 23-vjeç sëbashku me I.B 22-vjeç pas një sherri në rrugë kanë rrahur dhe më pas i kanë grbaitur paratë 17-vjeçarit.
Në pranga ka rënë E.N, ndërsa I.B është shpallur në kërkim, pasi akuzohet edhe për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Njoftimi:
Arrestohet E. N., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin I. B., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, sepse dyshohet se pas një konfikti të çastit kanë goditur me grushte një 17-vjeçar dhe i kanë marrë atij, një shumë parash. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
