Ronela Hajati bashkon forcat me Lyrical Son dhe Mc Kreshën për një projekt muzikor

Ronela Hajati ka bashkuar forcat me dy prej emrave më të njohur të skenës së repit shqiptar, Lyrical Son dhe MC Kresha, për një super bashkëpunim muzikor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ronela përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku ka zbuluar titullin e projektit dhe datën e publikimit.

Kënga titullohet “Përshesh” dhe do të publikohet këtë të premte, në orën 17:00.
Artistja ka ndarë gjithashtu me ndjekësit një fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit, e cila tregon se aspekti vizual do të jetë mjaft i veçantë dhe i kuruar në detaj.

Ronela Hajati njihet për energjinë, stilin dhe zërin e saj të fuqishëm, si dhe për performancat gjithmonë tërheqëse. Me një karrierë të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare dhe jo vetëm, ajo vazhdon të sjellë projekte që mbeten gjatë në vëmendjen e publikut.


Shtuar 21.10.2025 20:11