Cristiano Ronaldo dhe familja e tij i kanë filluar pushimet e fundvitit në Lapland të Finladës, vendi ku gjerësisht njihet si shtëpia zyrtare e Santa Claus.
Dyshja kanë publikuar një sërë fotografish në Instagram duke kaluar Krishtlindjet në këtë vend magjik të Finlandës.
Ata kishin prenotuar një vilë, e rrethuar me bukuritë malore të vendit nordik, në mënyrë që fëmijët e tyre të krijojnë kujtimet më të bukura.
“Pjesa më e rëndësishme e Krishtlindjeve”, shkroi Ronaldo në postimin e tij.