RMV hoqi ndalimin për avionët rusë, ministri Lavrov mbërrin në Shkup

Ministri i Jashtëm e Rusisë, Sergej Lavrov, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse përmes një njoftimi në faqen zyrtare në X.

Vizita në Maqedoninë e Veriut vjen pasi Lavrov do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, që do të mbahet në 1 dhjetor.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dhënë miratimin që të heqë ndalimin e fluturimit të avionëve rusë, në mënyrë që Lavrov të merrte pjesë në takim.

Ndalimi i fluturimeve të avionëve ruse është një masë e vendosur që prej shkurtit të vitit 2022 nga vendet e BE dhe NATO, si formë reagimi për ofensivën ushtarake ruse në Ukrainë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë:

Ministri i Jashtëm rus Sergej #Lavrov mbërrin në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup?


Shtuar 30.11.2023 08:02