Partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Aleanca për Shqiptarët, do të mbajë sot Kuvendin Qendror të saj.
Lajmin e kanë bërë të ditur eksponentë të kësaj partie.
Kuvendi do të fillojë në orën 17:00 në Shkup dhe pritet të zgjasë disa orë.
Para nisjes së punimeve, lideri i ASH-së, Ziadin Sela do të paraqitet para mediave.
Ndërkohë pritet që në Kuvend të marrin pjesë persona me rëndësi të kësaj partie, por edhe nga parti të tjera./albeu.com/