Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të performojë disa prej hiteve të saj më njohura në gjysmëfinalen e Eurovizionit, muajin e ardhshëm. BBC konfirmoi lajmin dhe njoftoi se Orës do t’i bashkohen edhe artistë të tjerë, nën sloganin e këtij viti për konkusin që do të jetë “United by Music”.
Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool. Duke folur në një Podcast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës. Mezi po e pres sepse do të jetë ngjarja ime e parë ku do të vishem sipas rastit sepse sapo jam bërë mama gjatë javëve të fundit”.
Të lidhura
None found
Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha. Një nga mikpritësit e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.
Artistë të tjerë ukrainas përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka. Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin, duke e bërë atë një nga audiencat më të mëdha televizive në botë. Kate Phillips, drejtoresha e Unscripted BBC, për ngjarjen tha:
“Nuk do të ketë asnjë moment për të humbur gjatë këtyre gjysmëfinaleve shumë argëtuese dhe shumë të tensionuara”.
Fazat e eliminimit do të zhvillohen të martën më 9 dhe të enjten më 11 maj./Albeu.com/
