Ripërsëritja e zgjedhjeve, përfundon votimi në Rrogozhinë

Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme te Rrogozhinës të mbajtura këtë të dielë

Zgjedhjet u ripërsëritën pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor, pas kontestimeve nga opozita dhe konstatimit të problematikave të shumta në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në ato zgjedhje triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha, por vendosi kutia e burgut, të cilët sot nuk kanë patur të drejtë vote.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje u konsideruar e lartë, pasi deri në orën 18:00 kanë votuar 35.68% ndërsa janë raportuar 40 nga 54 qendrat e votimit. Në 14 maj pjesëmarrja në total ka qenë 32.02%.

Ditën e sotme janë hasur deri në 4 – 5 raste të tentativës së fotografimit të votës.


Shtuar 23.07.2023 19:20