Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj, shprehet se ajo që u pa sot në rinumërimin e votave, ishte thjesht dëshmi e farsës elektorale që u zhvillua më 11 maj, por që nuk u pa as nga vetë kryemonisioneri Ilirjan Celibashi.
Reagimi i Jola Hysës:
Kali i bardhë i Celibashit
Më kujtohet ajo historia e njohur për një zotëri që u tregonte njerëzve një “kalë të bardhë” që nuk ekzistonte dhe çuditërisht, shumë e besonin.
Sot, të njëjtën ndjesi të lë edhe z. Celibashi. Na thotë me krenari se zgjedhjet ishin sipas “standardeve europiane”, por në të njëjtën frymë bën të habiturin për fletët që u futën në kuti tufa-tufa si zerdeli.
Dhe më e bukura? Prapë na del që procesi nuk prishet, sepse Zeqineja me shoqe paskësh punuar fort. Sipas Celibashit, asgjë s’është e paligjshme. As kutitë e mbushura. As turpi. As heshtja.
Por të gjithë e dimë: ajo që shohin njerëzit është një farsë. Kali i bardhë nuk ekziston. Dhe shqiptarët nuk janë më ata që i besojnë përrallave.
View this post on Instagram