Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive opozitare.

Deri më tani, nga rinumërimi i votave preferenciale, kandidatit të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i cili ka pretenduar se shumë vota të tij i janë numëruar të tjerëve në garë, arsye kjo sipas tij që nuk mori as mandatin e deputetit, por nga rezultatet paraprake të KQZ, rezulton se Alimehmetit i janë shtuar padrejtësisht 61 vota.

Ndërkohë kundërshtares së tij në këtë garë, Jorida Tabakut ka rezultuar se janë 22 vota më shumë në procesverbal sesa në kuti.

Të tjerë kandidatë me më shumë vota në procesverbal në radhët e PD-së janë: Petrit Gjonaj – 43 vota; Myslym Murrizi – 31 vota; Edit Hardhi – 21 vota dhe Ilir Meta – 28 vota.

E kundërta ka ndodhur me Asllan Dogjanin në PD, të cilit i mungojnë 10 vota, Salvador Kaçaj 17 vota dhe Ilda Zhulalit 5 vota.

Në kampin tjetër, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha rezulton me 193 më tepër, Xhemal Qefalia me 125 vota, Fatmir Xhafaj me 82 vota. Ndërkohë Mimi Kodhelit deri më tani i mungojnë 33 vota.

Procesi i rinumërimi të votave do të nisë përsëri ditën e hënë.


Shtuar 21.06.2025 22:42