“Big Brother” ka shndërruar në fenomen edhe në rrjetet sociale personazhet. Javë pas jave, shifrat lëvizin në “Instagram” mes personazheve, në varësi të dinamikave.
Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.
“Top Albania Radio” ka bërë edhe renditjen e kësaj jave, duke treguar se për kë ka shkuar preferenca e publikut, të paktën në rrjetet sociale.
Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në platformën e “Instagram”, duke pasur një rënie prej 8 mijë ndjekës.
Suprizë e papritur, sepse edhe Kiara Tito rezulton në humbje këtë javë. Plot 3 mijë ndjekës kanë vendosur ta heqin moderatoren nga faqja e tyre, shkak mendohen situatat dhe debatet e fundit që ajo ka pasur pas rihyrjes së saj në shtëpi.
Edhe Krist Dragoti ka pasur një rënie, të vogël në numër pasi ka humbur vetëm 200 ndjekës, por edhe në rastin e tij mendohet se publiku nuk e ka pëlqyer faktin se ai ka debatuar me Luiz Ejllin.
Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë 100 ndjekës në platformën e tij të “Instagram”-it. Shtëpia ka ndryshuar menjëherë dinamikat e saj që pas futjes së ish-banorëve.
Një ndër to ka qenë edhe Bled Mane, i cili nga 35.2 mijë ka shkuar në 35.6 mijë ndjekës, duke fituar plot 400.
Modelja Jori Delli ka arritur të marrë zemrat e publikut me sjelljen e saj dhe situatat humoristike që krijon brenda në shtëpi. Ajo ka fituar 6 mijë ndjekës në platformën e saj personale.
Pas dominimit të situatave ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka fituar 8500 ndjekës në “Instagram” këtë javë, duke shkuar nga 93.5K në 102K ndjekës.
Është vënë në dukje menjëherë mungesa e Elvis Pupës, pas daljes së tij nga shtëpia e “BBV”. Por mbështetja e publikut për të sa vjen e rritet më shumë, duke grumbulluar 14 mijë ndjekës të rinj në platformën e tij personale në “Instagram”.
Vendi i parë për këtë javë i takon Dea Mishel Hoxhës, e cila nga 216K ka shkuar në 235K, duke fituar 19 mijë ndjekës të rinj./Albeu.com/