Rikthehet vera në vend, meteorologia tregon ditët e javës kur “kapërcejnë” temperaturat

Sot pasdite do të ketë vranësirz vetëm në zonat malore ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu, nq qarkun e Tropojës dhe shumë pak Kukësi, reshje këto të papërfillshme.

E gjithë kjo javë do të jetë e qëndrueshmepërsa i përket motit. Paraditet do të jenë me diell. Nga ora 10:00 deri në orën 15:00 pjesa më e madhe e territorit do të jetë në mbizotërimin ediellit.
Vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen herë pas here pasditeve.

Mëngjesi i sotëm ka ndjekur mëngjeset e javës së kaluar me temperatura relativisht të ngrohta. Por duket nisur nga dita e nesërme e deri në fundjavë do të kemi rënie të temperaturave dhe mëngjeset do të jenë goxha të freskëta.

Në zonat malore termometro do të ulet deri në 5 gradë. Temperatura këto tipike të mujit tetor.

Një ndryshim të madh do të pësojnë vlerat termike në mesditë. Ditën e sotme priten temperatura 25-26 gradë celius. Kështu pritet të vazhdojë deri në mesin e javës, por pas ditës së mërkurë temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë, temperatura tipike këto të pranverë-verës, bën me dije meteorologia Lajda Proja.

Temperaturat e mesditës janë 3-4 gradë më të larta se ç’duhet të shënojë muaji tetor ku maksimalja është 23.5 gradë.

Edhe në rajon moti do të jetë i kthejllët. 5-20 gradë do të jenë temperaturat në rang territori në Kosovë, ku kthjellimet janë të pranishme gjatë gjithë kësaj jave.

Edhe Maqedonia e Veriut ndodhet në ndikimin e kthjellimeve dhe kësaj mase ajorere të qëndrueshme. Gjithashtu pritet një rritje temperaturash pas të mërkurës, deri në 24 gradë celcius./albeu.com/