Rikthehet Teatri i Kukullave/ Rama batuta me fëmijët: Nuk keni ardhur të shikoni një kukull si puna ime

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në përurimin e Teatrit të Kukullave në Sheshin “Skënderbej”, i cili është restauruar totalisht, duke hapur dyert për të gjithë vogëlushët me shfaqje të reja dhe emocionuese.

“Ju kërkoj ndjesë, sepse sot kanë ardhur në teatrin e kukullave dhe nuk kanë ardhur të shohin në skenë kukulla si puna ime, por mbase po të më konsideronin një kukull mund të ndihem pak më mirë, sepse përndryshe do ndihesha pak më keq.

Këtu ka qenë parlamenti shqiptar dikur. Unë uroj që ju të rriteni duke parë sa më pak parlamentin shqiptar, derisa kur të mos keni mundësi ta evitoni.

Por përsa kohë keni mundësi ta evitoni, ju lutem shumë ju fëmijë ta në konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat, por ndryshe nga kukullat tuaja që juve i merrni afër, i përkëdhelni, ne na konsideroni si ato kukullat që të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi”, tha Rama.


Shtuar 16.12.2024 13:32