Rikthehet kalvari i emigrantëve në kufi, radhë kilometrike në Kapshticë! Pas festës së Pashkëve kthehen drejt Greqisë, fluks në doganë

Kalvari i emigrantëve është rikthyer përsëri në pikat kufitare.

Qindra mjete kanë krijuar fluks të shtuar ndërsa radha ka arritur në më tepër se 1 km në Kapshticë të Korçës pasditen e sotme (13 prill), teksa ktheheshin drejt vendeve të punës në Greqi pas festimit të Pashkëve ortodokse në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke me 6 sportele në hyrje të saj.

Fluksi ka minuta që është krijuar pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë, ndërsa janë marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarët të mos presin gjatë për të kaluar kufirin.


Shtuar 13.04.2026 19:57