Rikthehet Adhurim Demiri, artisti: Në Shqipëri isha i famshëm, por në Austri laja tenxhere, e kam për krenari

Adhurim Demiri, një nga kantautorët legjendarë të muzikës shqiptare do të rikthehet pas shumë vitesh në skenë me një concert recital.

Artisti zbuloi se recital do të mbahet më 26 qershor në kishën Orthodokse në orën 20:00. I ftuar në “Abc e Mëngjesit”, Demiri bëri me dije se pjesë e koncertit do të jenë emra të njohur të muzikës shqiptare si Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Eneda Tarifa.

Në një moment, Adhurimi u bë nostalgjik dhe kujtoi kohën kur në Shqipëri ishte një nga këngëtarët më pëlqyer, ndërsa në Austri punonte në një McDonald’s, ku lante tenxheret dhe qëronte patate.

Demiri: Kur ika në Austri për herë të parë, në ato vitet e para, muajt e parë fare, nga gjithë ajo skenë, unë kam punuar në McDonald’s, kam larë dhe tenxhere, kam qëruar dhe qepe dhe patate, kam djegur dhe duart te soba. Unë jam mëngjarash dhe ajo soba kishte një kapak që hynte djathtas, unë futesha majtas dhe digjesha gjithmonë. Unë në atë kohë këtu isha shumë i famshëm, por vajta te familja në Austri dhe punova. Kam punuar dhe nuk e kam fare për turp, e kam për krenari./Albeu.com/. 


Shtuar 8.06.2023 10:33