Rikthehen tensionet, forcat izraelite vrasin 9 palestinezë në Bregun Perëndimor

Trupat izraelite kanë vrarë të paktën nëntë palestinezë në një nga ditët më vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor të pushtuar që kur sulmet izraelite u intensifikuan në fillim të vitit të kaluar.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 20 të tjerë u plagosën me municion të vërtetë në bastisjen në kampin e refugjatëve Jenin të enjten, të cilin palestinezët e kanë përshkruar si një “masakër”. Katër prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Sipas zyrtarëve palestinezë, mes të vdekurve është edhe një grua e moshuar. Ajo u identifikua si Magda Obaid nga autoritetet e spitalit Jenin.

Forcat izraelite, të cilat u tërhoqën nga Jenin pas vrasjeve, thanë se po shqyrtonin raportet për vdekjen e gruas.

Ndërkohë, Brigada e Martirëve Al-Aksa – një milici e armatosur e lidhur me partinë politike palestineze Fatah – tha se mes të vdekurve është një nga luftëtarët e saj, Izz al-Din Salahat.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një person tjetër, Saeb Azriqi, 24 vjeç, iu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. /albeu.com


Shtuar 26.01.2023 16:24