Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, si paraqitet situata në rrugë

Mbrëmjen e djeshme, janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës.

Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje me intensitet mesatar, duke bërë që shtresa e borës të shkojë deri në 20 cm.

Nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve, por se këshillohet që automjetet të pajisen me goma dimërore.

NJOFTIMI I ARRSH

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë

Mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës
Qarkullimi kryhet pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore


Shtuar 22.01.2025 10:30