Mëngjesi i kësaj të marte, qarkun e Korçës e ka gjetur të zbardhur nga bora. Reshjet e dëborës janë rikthyer në lartësitë mbi 1400 metra. Mësohet se në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 centimetra.
Gjithashtu, reshjet e dëborës me intensitet të ulët janë regjistruar edhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit përfshirë edhe Malin e Thatë.
Ndërsa i gjithë rajoni Juglindor, është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut prej orëve të para të mëngjesit.
Është punuar për pastrim dhe kriposje në aksin Boboshticë-Dardhë dhe aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.
Nga reshjet e shiut dhe të dëborës temperaturat janë ulur ndjeshëm, aktualisht termometri shënon 4 gradë.
Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të krijuar nga moti.