Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm reshjet kanë vizituar vendin. Edhe paraditja e sotme mbetet me prezencë të reshjeve të shiut, por krejt të pakta.
Kjo situatë vijon deri pas mesditës kur presim që reshjet të largohen nga territori duke i lënë vend kthjellimeve. Këto të fundit do vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Termometri sot ka zbritur në 5 gradë në zonat malore, ndërsa maksimumi në rang territori pritet në ngjitet 15 gradë celcius për mëngjesin. Në brendësi të territorit temperaturat luhaten në 10-11 gradë celcius.
Ndërsa në mesditë temperatura arrin në 20 gradë në rang territori.
Reshjet janë të pakta në territor dhe do të largohen në pjesën e dytë të ditës.
Por ditën e nesërme, vonë pasdite rikthehen fuqishëm reshjet. Fillimisht në veri-perëndim dhe ditën e enjte në të gjithë territorin shqiptar, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Temperaturat nuk do të jenë shumë të ulëta, por tipike të muajit nëntor. Maksimumi mbetet relativisht lart në 21-22 gradë./albeu.com/