Pas aktivizimit të zjarrit në Krastë të Krujës, është kërkuar ndërhyrja nga ajri.
Burime konfidenciale bënë me dije për News24 dhe BalkanWeb se është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit, por përgjigja e ministrisë së Mbrojtjes ka qenë se helikopterët janë në remont.
Dhe pse zjarri u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm ai është riaktivizuar serish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin./albeu.com