Rihapja e dosjes së 21 janarit, Artan Hoxha publikon pamjet e vrasjes së Ziver Veizit

Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës vendosi të rihapë hetimet e vrasjeve të 21 janarit.

Këtë vendim, gazetari Artan Hoxha e sheh si një shans të ri për të dhënë drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoxha shtron pyetjet se kush i fshiu pamjet e severave të kryeministrisë, që mund ta kishin zbardhur këtë ngjarje prej kohësh. Hoxha pyet gjithashtu se kush i mori në mbrojtje ekzekutorët e protestuesve, dhe se kush i pengoi hetimet.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhës

Rihapja e hetimeve per dosjen e 21 janarit, eshte nje shans i ri per te dhene drejtesi, per nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit…
Edhe pse kane kaluar me shume se 10-te vite nga kjo ngjarje, e ndodhur ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”, perpara qindra kamerave te televizioneve, ende nuk eshte zbardhur e verteta per vrasjen e Aleks Nikes dhe Hekuran Dedes.
Ne gjykimin e pare, gjykata fajesoi me vendime qesharake ish-komandantin e Gardes se Republikes Ndre Prendi, per vrasjen e protestuesit Faik Murto, dhe ish-shefin e shtabit te njesise speciale te Gardes se Republikes Agim Llupo, per vrasjen e protestuesit Ziver Veizi…
Rihapja e dosjes i jep mundesine prokurorise te hetoje edhe personat pergjegjes qe penguan hetimet e 21 janarit?!
Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave te kryeministrise?!
Kush i mori ne mbrojtje ekzekutoret e protestuesve dhe pengoi ekzekutimin e 6 urdher-arresteve te prokurorise?!
Kater te vraret dhe 13 te plagosurit e 21 janarit, nga armet e shtetit, kerkojne drejtesi.
Kjo mundesi duhet shfrytezuar, qe te paprekshmit te mos mbeten perjetesisht te paprekshem….


Shtuar 27.05.2021 13:24