Rihanna i përgjigjet ndjekësve që i kritikuan djalin: Rrini larg tij!

Fotot e Rihanna-s me ASAP Rocky dhe djalin e tyre janë bërë virale, pasi është hera e parë që ata tregojnë zyrtarisht se si duket fëmija i tyre.

Fotoja ka marrë më shumë se 10 milion pëlqime dhe mbi 50 mijë komente, por siç duket ylli 34-vjeçar nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje kritikave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Megjithatë, ajo tashmë është nënë dhe siç ka treguar në intervistën e saj për Vogue, nuk do të lejojë askënd që ta kritikojë fëmijën e saj, madje as para 143 milionë ndjekësve të saj në Instagram.

Sipas Daily Mail, shprehja “aq e bukur” që ajo përdori për të përshkruar djalin që lindi në maj u kritikua nga disa fansa në internet si një përshkrim i pazakontë për një foshnjë të vogël.

Në një lëvizje të rrallë, Rihanna u përgjigj duke thënë: “Vetëm mbajini putrat e pumës larg tij dhe ne jemi mirë!” .

Me termin pumë, zakonisht nënkuptohet një koncept më fyes i një gruaje që flirton me burra shumë më të rinj, zakonisht “adoleshente”./Albeu.com/


Shtuar 18.02.2023 12:25