Ndërsa varianti Delta i Covid 19 po përparon gjithnjë e më shumë, java e ardhshme në vendin tonë pritet të sjellë shtrëngim të masave anti-covid.
Javën e ardhshme pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët, sipas informacioneve, pritet të rivlerësojnë masat e deritanishme anti-covid.
Diçka e tillë bëhet edhe me reale, me deklaratën e Ramës i cili tha se një kategori të caktuar personash do i vaksinojmë me detyrim.
Ekspertët janë duke diskutuar gjithashtu për kufizimin e lëvizjes, pasi mutacioni Delta, i cili ka dhe transmetueshmëri të lartë pritet ta përkeqësojë edhe me shumë situatën.
Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit u shënuan dy viktima dhe 905 raste të reja me Covid-19. Numri i të shëruarve ka shkuar në 132 mijë e 723 që nga fillimi i pandemisë në vend. Po bëhet gati hapja e spitalit Covid-3./albeu.com