Pasditen e djeshme u riaktivizua sërish zjarri në pyllin me pisha Gjorgos të Patosit, dhe tashmë sipërfaqe të mëdha po digjen. Era dhe temperaturat e larta po i favorizojnë flakët, ndërsa ndërhrja e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.
Vatra ndodhet larg banesave, por zjarri shkakton një dëm ekonomik dhe mjedisor./albeu.com