Gjatë orëve të para të mëngjesit zjarret në pikën kufitare të Kapshticës ishin izoluar, por për shkak të temperaturave të larta ato janë riaktivizuar përsëri .
Terreni malor po e vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndaj punonjësit e shërbimit zjarrfikës, në bashkëpunim me forcat e shërbimit pyjor dhe policisë kufitare, po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine për të izoluar flakët.
Mësohet se pala shqiptare ka kërkuar ndihmë nga pala greke për ndërhyrje nga ajri, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje pozitive.