Rezultonte i zhdukur prej pesë ditësh, nxirret nga Lumi i Shalës trupi i pajetë i Edison Oruqit

Këtë të mërkurë, palombarët kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të Edison Oruqit nga lumi i Shalës. Oruqi, baba i tre fëmijëve, ishte raportuar i zhdukur prej pesë ditësh.

Trupi i tij u gjet paraditen e sotme, dhe pak më vonë, u bë e mundur nxjerrja e tij nga uji.

Oruqi, humbi në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës. Ai kishte shkuar për të punuar në një bujtinë, por nuk u gjet më pas.

Dyshohet se punëdhënësi i tij, pas përfundimit të punës, e kishte lënë Edison Oruqin në një gadishull të vogël me rërë, duke mos e dërguar në destinacionin e parashikuar, pasi aty nuk mund të kalonte varka.


Shtuar 22.01.2025 15:41