Rezoluta për Kosovën, Çollaku: Dakordësi mes mazhorancë dhe opozitës për të mos thënë asgjë, Kuvedi pa zë për të denoncuar Vuçiçin

Kreshnik Çollaku ka reaguar i zhgënjyer për projekt rezolutën e përbashkët për të dënuar sulmin në Veri të Kosovës që pritet të votohet nesër në Kuvend.

Çollaku i ka quajtur këto vendime të një “Aleance të Heshtjes” mes Rithemelimit dhe PS-së.

Ai shtoi se Shqipëria që njihet ndërkombëtarisht në çdo institucion duhet të ngrinte zërin në mbrojtje të Kosovës, por sipas tij Shqipëria nuk ka zë për sulmin e Serbisë ndaj Kosovës.

“Per turp. Rithemelimi dhe PS paskan rene dakort te kalojne nje Rezolute vetem me tre pika per Kosoven,ku njera prej te cilave eshte citimi i Rezolutes se Kosoves. Kosova ne rezoluten e saj aq ka mundur te thote. Pozicioni i Kosoves aq i brishte nderkombtarisht aq i ka lejuar te thote. Por Shqiperia,e njohur nderkombtarisht ne cdo institucion nderkombetar dhe te sigurise. Shqiperia antare e OKB,Shqiperia antare e Nato duhet te buciste per Kosoven e ne mbrojtje te Kosoves. E pra Shqiperia nuk ka ze per Kosoven. Shqiperia nuk ka ze per sulmin e Republikes se Serbise mbi Kosoven. Shqiperia nuk ka ze per trezikun e ndarjes se Kosoves. Kuvendi Shqiperise nuk ka ze per Njohjen Reciproke mes Serbise e Kosoves si elementi kyc i paqes ne Ballkan. Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per armatimet ushtarake ruse qe furnizohet Serbia. Kuvendi i Shqipërise nuk ka ze per bazat ushtarake ruse ne kufi te Kosoves. Kuvndi i Shqiperise nuk ka ze per te denoncuar Presidentin Vucic si nje kukull e Putin ne Ballkan,dhe drejtues i drejtperdrejte i planit te agresionit ushtarak ne Veriun e Kosoves. Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze te denoncoje Serbine si nxitese konfliktesh dhe kercenuese e integritetit dhe stabilitetit te shteteve fqinje ne Ballkan ,si Kosova,Bosnie Hercegovina ,Mal i Zi. Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per asnje nga keto ceshtje. Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te heshte,pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar per Te Mos Thene Asgje. Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turperuar per kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan”, shkruan Çollaku.


Shtuar 11.10.2023 18:49

Tags: ,