Rezi bëhet tap nga alkooli në Big Brother VIP Kosova 3

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i është bashkuar edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ai gjatë këtyre pak ditëve sa ka filluar spektakli ka qenë shumë i komentuar dhe aktiv në shtëpi.

Artisti shqiptar pati përplasje me disa nga banorët, e madje cak i komenteve negative në rrjete sociale.

Pas Prime-t të mbrëmshëm duket se Rezi është pirë në bazë të një videoje që u publikua në Instagram.

Ai shihet duke biseduar me Gjestin dhe Mevlanin, ndërkohë që bën edhe veprime të ndryshme.

Theksojmë se ky edicion filloi menjëherë me nominime dhe shtatë prej konkurrentëve tashmë janë në nominim.

Ndër të tjerash, në shtëpi që në javë të parë ka pasur debate, zënka e momente të bukura ndërmjet banorëve.


Shtuar 22.10.2024 16:59

Tags: ,