Rezart Veleshnja me deklaratë të fortë: Në Kosovë nuk mbështesin artistët shqiptarë

 I ftuar në emisionin “Andale”, aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me trajtimin e artistëve nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas tij, mungon përkrahja dhe vlerësimi për artistët shqiptarë, si në formate televizive ashtu edhe në raste të tjera.

Të lidhura

None found

“Te Big Brother-i i Kosovës, disa personazhe thoshin haptazi ‘nuk e duam Shqipërinë’ dhe ‘s’kemi lidhje me ju’. Dhe askush nga Kosova nuk reagoi ndaj kësaj. Më erdhi keq”, u shpreh Veleshnja gjatë intervistës.

Ai shtoi se ky qëndrim nuk është i izoluar vetëm në formatin televiziv, por reflektohet edhe në skenën muzikore.

“A i keni parë ndonjëherë Alban Skënderajn apo Elvana Gjatën të fitojnë çmime në Kosovë? Asnjëherë. Ndërkohë që artistët kosovarë në Shqipëri vlerësohen gjithmonë dhe fitojnë çmime kryesore”, tha mes tjerash.

I njëjti u përjashtua nga formati për shkak të disa veprimeve të tepërta e thyerjes së rregullave të formatit.

Më pas hodhi edhe akuza të shumta në drejtim të produksionit të Big Brother Kosova, duke shtuar se çmimi i madh ka qenë i blerë.


Shtuar 16.06.2025 19:52